Komuna e Tetovës, vazhdon ndërtimi i bulevardit “V. S Bato”

13.04.2025 15:34

Këtu ka përfunduar pjesa e parë e bulevardit "V. S Bato" në Tetovë...

Këtu ka përfunduar pjesa e parë e bulevardit "V. S Bato" në Tetovë, ku buxhetit të Tetovës dhe shtetit do i kushtojë 1.1 milion euro. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se ky projket do vazhdojë edhe më tutje duke dalur në qarkoren e Treboshit, e cila po ndërtohet dhe në rrugën Tetovë- Jazhincë.

Sipas Kasamit, për momentin është duke u punuar në rregullimin e infrastrukturës së rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe atij të ndriçimit.

“Aty vazhdojnë punimet, për momentin është duke u ndërtuar kanalizimi atmosferik, si të përfundoj kanalizimi atmosferik do vazhdojë edhe projketi për dy krahët e bulevardit, njëri që do të dalë tek ‘Stujerdesa në Poroj’, dhe tjetri do lidhet me qarkoren e rrugës nga Treboshi për në daljen e fshatit Xhepçisht” - u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërsa, po vazhdon të zvaritet puna në rrugën “Murat Bafqari”. I pari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se nesër në këtë rrugë do fillojë asfaltimi.

“Ka pasur disa vonesa për shkak të kushteve atmosferike. Informatën unë që e kam, nesër duhet të bëhet asfaltimi” - deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në Tetovë, presin edhe shumë rrugë dytësore për të intervenuar, ndërsa Kasami ka premtuar se me rritjen e temperaturave komuna do të filloj punimet për të sanuar rrugët e dëmtuara në qytet. (Visar Sadiku, TVM2)