Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë, gjendja e policëve të plagosur, është stabile

11.05.2015 14:45

Pjesëtarët e plagosur të forcave policore, janë në gjendje të mirë shëndetësore...

Në spitalin “Nëna Tereza” janë të shtruar 20 policë, 9 të tjerë janë në spitalin “8 Shtatori”. 
 
Tashmë  10  policë janë lëshuar në shërim shtëpiak njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 
 
Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe policët e shtruar në spitalin e Kumanovës. Ata janë vizituar sot edhe nga ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.  
 
MPB paraprakisht njoftoi se gjatë përleshjeve të armatosura në Kumanovë, janë plagosur 37 policë. 
 
GYLTENE SINANI