Tragjedia në Koçani, Prokuroria me detaje për zgjerimin e hetimit
Hetimi në tragjedinë e Koçanit përfshin edhe 19 persona...

Hetimi në tragjedinë e Koçanit përfshin edhe 19 persona. Bëhet fjalë për tre ish ministra të ekonomisë, dy sekretatë shtetërorë në këtë dikaster dhe tre persona në sektorët hoteleri dhe turizëm.
Gjithashtu po hetohen tre kryetarë komunash të Koçanit, tre inspektorë komunalë të ndërtimit të cilët nuk kanë kryer kontrolle të objektetit, i cili me vite nga objekt për industri të lehtë është shëndruar në objekt hotelierik pa kurfarë standardi të sigurisë.
Po hetohen edhe tre ish drejtorë dhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe katër inspektorë të tregut.
Sipas detajeve të shpalosura, ndaj katër të dyshuarve është propozuar të shqiptohet masa e paraburgimit, për shtatë masa e burgut shtëpiak, ndërkaq për shtatë të tjerë janë propozuar masa të kujdesit.
Me zgjerimin e hetimit një i dyshuar është jashtë shtetit.
“Të gjithë këta, por edhe personat e dyshuar më herët nga Ministria e Ekonomisë po hetohen përse i kanë mundësuar kabaresë ‘Puls’ të marrë liçenca pa i përmbushur kushtet minimale teknike për punë. Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim pasiqë nuk ka asnjë dëshmi se pronari i klubit ka nisur procedurë për liçenë të re në vitin 2025-të.” – tha Prokurori Publik, Lupço Kocevski.
Kryeprokurori Kocevski shpjegon se hetimet po bëhen duke u nisur në lëshime të çastit, por edhe lëshime sistematike institucionale dhe të përsëritura, të cilat kanë neglizhuar standardet e sigurisë duke shpier në katastrofë.
“Përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te ata që drejtpërdrejtë e kanë shkaktuar zjarrin, por edhe të atyre që kanë mundësuar kushte të rrezikshme nëpërmjet një vargu të lëshimeve administrative dhe mbikqyrëse. Kjo tregon se drejtësia pranon përpunimin e shkeljeve afatgjate, veçanarisht kur ekziston pasqyrë e qartë e injorimit të rreziqeve që rezultojnë me katastrofë.” – u shpreh Prokurori Publik, Lupço Kocevski.
Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski, thotë se ligji do të vlejë për të gjithë njësoj dhe se institucionet kanë kapacitete për restartimin e shtetit.
“Do të vazhdojmë edhe më tej të punojmë. Për gjithsecilin për të cilin do të konstatohet çfarëdo lidhje me ngjarjen, ku jetë ndëruan61 të rinjë, do të ndërmeret veprimi i duhur ligjor.” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Hetuesia deri më tani ka grumbulluar mijëra fakte materiale, po zhvillon biseda informative dhe analiza, me mundësi zgjerimi, pasi as inspektorët e tregut, ata të shpëtimit dhe të të ndërtimit në komunë, 13 vite nuk kanë shqyrtuar punën e diskotekës “Puls”. (Meral Ismaili, TVM2)
