VLEN, Prokurori Kocevski, propozim i Grubit dhe Llogës!

13.04.2025 18:25

Lidhur me hetimet për tragjedinë në Koçan...

Lidhur me hetimet për tragjedinë në Koçan ka reaguar edhe koalicioni VLEN.

“Urojmë që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.” 

“Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë! Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike”.

Nga ky koalicion thonë se lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike.

“E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik. Prandaj, në vend që të përpiqen të manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve, le të përgjigjen: a është e mundur që Ljupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola”, thonë nga VLEN.