Maqedoni

Prokuroria: Paraburgim 30 ditor për 30 të arrestuarit, akuzohen se kërcënuan rendin kushtetues dhe sigurinë

11.05.2015 14:47

Prokuroria Publike ka përfunduar marrjen në pyetje të 30 anëtarëve të grupit të armatosur dhe ka dërguar propozim...

Prokuroria Publike ka përfunduar marrjen në pyetje të 30 anëtarëve të grupit të armatosur dhe ka dërguar propozim në gjykatë për përcaktim të masës së paraburgimit 30 ditor. 
 
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale: kërcënim terrorist I rendit Kushtetues dhe sigurisë dhe   bashkëpunim për veprimtari armiqësore.  
 
Një pjesë e grupit akuzohen edhe për veprën penale: tregëti dhe armëmbajtje pa leje të armatimit dhe materieve shpërthyese.
 
Dje, Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, bëri ekspertizë në vendin e ngjarjes, në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe siguroi dëshmi për të cilat konsideron se do të jeë të rëndësishme për procedurën e mëtejshme hetimore. 
 
Prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore gjithashtu ka dhënë urdhër për obduksionin e të gjithë personave të vdekur.
 
Procedura hetimore vazhdon , thonë nga Prokuroria Themelore.
 
FLUTURA LATIFI