Maqedoni
Parashikimi i motit
14.04.2025 09:00
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu...

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe juglindja.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalja prej 14 deri në 22°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 20°C.
