Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagështa

14.04.2025 09:09

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, por me lagështirë, njofton LAMM...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, por me lagështirë, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.