Maqedoni

Mickoski viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

14.04.2025 11:00

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski...

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore  është në një vizitë zyrtare të Emirateve të Bashkuara. 
 
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të takohen me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, njëherësh sundimtarin e Emiratit të Abu Dhabit, Sheikh Mohamed Bin Zajed Al-Nahyan, me ftesë të të cilit po realizohet kjo vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë vizitës janë planifikuar disa takime të nivelit më të lartë, si dhe takime me Abu Dhabi Development Holding, kompaninë shtetërore të Investimeve Mubala dhe Kompaninë Shtetërore të Energjisë Masdar, si dhe takime me disa dhoma të tregtisë, me synim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, dhe burime energjie të rinovueshme.