Maqedoni
Ivanov–ambadsadorëve: Debllokimi i procesit eurointegrues, garanci për stabilitet
11.05.2015 14:49
Kërkon përpjekje maksimale për debllokimin e procesit eurointegrues...

Presidenti Ivanov ka pritur ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejli, atë të BE-së Aivo Orav , shefin e zyrës për lidhje të NATO-s, Rumen Radev dhe ambasadorin turk Omur Sholendil, për t’i informuar rreth konkluzioneve të takimit të fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe për të këmbyer informacione dhe ide reth situatës së sigurisë pas ngjarjeve të fundjavës në Kumanovë.
Presidenti Ivanov , njoftojnë nga kabineti I tij, theksoi se ka pasur mendime konkrete për përballjen e institucioneve me këtë situatë me të vetmin qëllim, që të ndalohet eskalimi eventual I tensioneve dhe destabilizimi I vendit.
Ivanov edhe një herë ka ritheksuar nevojën e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare në interes të stabilitetit në RM e që lidhet ngushtë me stabilitetin e të gjithë rajonit.
Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë përpjekje maksimale me qëllim të debllokomit të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.
Kriza politike e kohëve të fundit sipas Ivanovit, është rezultat edhe I stërzgjatjes së Status Quo-së së integrimit euroatlantik të vendit dhe kjo sipas presidentit, lë hapësirë për përpjekje të ndryshme për destabilizimin e vendit dhe për spekulime të shumta.
Për këtë është e nevojshme që të gjendet mënyrta për t’i mundësuar Maqedonisë të përparojë në planin eurointegrues, porosit Ivanov.
Ivanov kërkoi më shumë angazhim nga faktori ndërkombëtar në Maqedoni . Me shumë rëndësi është që të qytetarët të ndjehen të sigurtë por për këtë sipas Ivanovit, përvec përpjekjeve brenda vendit, nevoitet edhe përforcim I bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për përballje dhe mbrojtje nga aktet terroriste, në mënyrë që në të ardhmen Maqedonia të mos përballet me situate të tilla.
Ambasadorët përshëndetën mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ftesën që në të të marrin pjesë përfaqësuesit e partive më të mëdha politike në vend.
Dialogu politik është mëse I domosdoshëm në këtë moment për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet Maqedonia, potencuan ambasadorët, thuhet në deklaratën e kabinetit të presidentit Ivanov.
MERALE ISMAILI
