Botë
Sulmi me raketa në Ukrainë, Trump dhe Merz: I tmerrshëm, krim lufte
14.04.2025 11:15
Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumi, i cili vrau 34 njerëz...

Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumi, i cili vrau 34 njerëz duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi 117 të tjerë, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit.
Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në pritje i Gjermanisë, Fridrih Merc, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.
Udhëheqësi i Ukrainës Volodimir Zelensky i ka kërkuar Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.
Presidenti francez Emanuel Makron akuzoi Rusinë për “mospërfillje të hapur të jetëve njerëzore, ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjeve diplomatike të Presidentit Trump”.
Ursula von der Lejen shtoi: “Rusia ishte dhe mbetet agresore, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.”
Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë me partnerët dhe të mbajë presion të fortë ndaj Rusisë derisa të përfundojë gjakderdhja dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës theksoi Von Der Lejen.
