Maqedoni

Zgjedhjet locale, takohen sot grupet e punës të koalicionit VLEN

14.04.2025 11:28

Për sot është planifikuar takim i ri mes grupit punues të koalicionit VLEN...

Për sot është planifikuar takim i ri mes grupit punues të koalicionit VLEN për atë se si do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ky takim vijon pasi të premten liderët e këtij koalicioni, u dakorduan që të vazhdojnë negociatat. 
 
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, së fundmi mohoi se ka pasur komunikime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa ka mohuar edhe se ka braktisur VLEN-in. Grupi i punës tani duhet të hartojë të gjitha kombinimet rreth komunave dhe listave për këshilltarë, në kuadër të daljes së përbashkët në zgjedhje lokale. Për momentin oferta në Tavolinë për Taravarin është 35 % të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash.