Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
14.04.2025 12:41
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,82 % në raport me vendimin e datës 11.04.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 nuk ndryshon.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,716 denarë për kilogram.
Nga data 15.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 73,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 64,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 64,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 36,992 (denarë/kilogram)
