Maqedoni
Shënohet Dita e Drejtrisë së Doganeve, Nikollovski: Në 2024-tën arkëtuam 125 mld denarë
14.04.2025 13:58
Gjithsej 125 miliardë denarë ka arkëtuar Drejtoria e Doganave gjatë vitit të kaluar...

Gjithsej 125 miliardë denarë ka arkëtuar Drejtoria e Doganave gjatë vitit të kaluar, që është për 7 milardë e gjysëm denarë më shumë se vtitin 2023. Me rastine 14 prillit, Ditës së Drejtorisë së Doganave, numri “një” i këtij dikasteri Boban Nikollovski ka bërë të ditur se kjo është si rezulatat i punës së ndershme dhe përkushtimit të madh që po japin pa rrezervë të punësuarit në dogana.
“Manifestimi i sotëm i ditës ndërkombëtare në mënyrë të qarte po e dëshmon rolin e drejtorisë së doganave sa i përket mbledhjes se të ardhurave në buxhet dhe parandalimin e krimit në vend. Gjatë vitit të kaluar u arkëtuan të ardhura në vlerë 125 miliardë denarë, respektivisht po thuajse 7 miliardë e gjysmë denarë më shumë se në vitin 2023. Tendenca e rritjes së grumbullimit të të ardhurave vazhdon edhe këtë vit ku gjatë tre mujorit te parë të këtij viti janë inkasuar rreth 30 miliardë denarë, respektivisht 480 milion euro, ose 13, 6 milionë euro më shumë ne krahasim me vitin e kaluar.”, tha drejtori i drejtorisë së doganave Boban Nikollovski.
Drejtoria e Doganave ka dyfishuar po ashtu edhe kontrollet dhe konfiskimet krahasuar me vitet e kaluara, tha Nikollovski. Sipas tij gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 410 konfiskime, që është për 63 për qind më shumë krahasuar me vitin 2023 kur ishin regjistruar 252 konfiskime. Në mesin e gjërave të konfiskuara ka bizhuteri të shtrenjta, automjete, drogë dhe duhan, tha ai, duke shtuar se gjatë tremujorin e parë janë evidentuar 143 konfiskime, ose 77 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Dimitrievska-Koçoska: Dogana e modernizuar i shërben ekonomisë
Ministjra e Financave Gordana Dimitrievska - Koçoska tha se mjetet e arkëtuara nga drejtoria e doganave do ti dedikohen investimeve kapitale në shumë fusha.
“Vetëm përmes sistemit të mirë doganorë dhe bashkohore ekziston mundësia për të arritur prosperitet më të madh ekonomik të vendit tonë si dhe anëtarësimi i plotë në tendencat bashkohore ndërkombëtare evropiane. Dogana e modernizuar është një nga institucionet kryesore në mbrojtjen e ekonomisë së vendit tonë me ç’rast po krijon kushte për zhvillim më të madh ekonomik dhe është një ndër institucionet kryesore për financat publiek, respektivisht është rojtar i interesave financiare.”, tha ministrja e financave Gordana Dimitrievska-Koçoska.
Drejtoria e Doganave gjatë vitit të kaluar i ka dorëzuar Prokurorisë për Krim dhe korrupsion gjithsej 89 padi penale kundër, kundër 46 persona juridik dhe 120 persona fizik, ndërsa deri më 7 prill të këtij viti Drejtoria e Doganave ka dorëzuar 102 padi të reja penale deri tek PThP-ja, kundër 58 persona juridik dhe 184 persona fizik.
REXHEP QAMILI
