Maqedoni

Taravari: Nesër vendimi për pjesëmarrjen në zgjedhje

14.04.2025 14:53

ASH e Arben Taravarit të marten mbledh kryesinë qëndrore të, për të merr vendimin rreth pjesmarrjes në zgjedhje....

ASH e Arben Taravarit të marten mbledh kryesinë qëndrore të, për të merr vendimin rreth pjesmarrjes në zgjedhje. Taravari thot se partia e tij po shqyrton dy opcione, dalejn në zgejdhje si aprti e vetme, ose si pjesë e kualicionit VLEN.
 
“ASH të martën ka kryesi qendrore aty duhet ta sjell vendimin, por për ta sqaruar për opinionin kemi dy opsione. Një opsion është që së bashku me VLENI-in të dalim në zgjedhjet lokale. Ose opsioni i dytë është ASH të del e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe me dal vet në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnereve të koalicionit mund të bëjmë rezultate të mira, të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë. Unë dua ta dëgjoj kryesinë qendrore dhe kryetarët e degëve dhe në bazë të asaj të vendosim definitivish se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale.”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
 
Taravari: Kasami shpejton kur jep deklarata
 
I pyetur të komentojë qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami se “Ai që ndahet nga grupi, do ta hajë ujku”, Taravari tha se Kasami shpejton kur jep deklarata. 
 
“Për Bilall Kasamin nuk do të doja të komentoja. Është qëndrimi i tij. Unë mendoj se shpejton kur jep deklarata, megjithatë është puna e tij.”, tha Taravari.
 
Taravari njëherit thekson se ditëve të kaluara ka pasur takime me liderët e koalicionit VLEN, ndërsa thekson se nuk po bisedon me BDI-në për bashkëpunim. 
 
GYLTENE SINANI