Komisioni për zgejdhje dhe emërime, kandidatët për këshillin programor të RTVM-së
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime...

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka realizuar dëgjimin publik për 24 kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Të gjithë kandidatët paraqitën vizionin e tyre për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë, ndërsa për të arriturat e Serivisit Publik foli edhe zv.Kryetari dhe anëtari i Këshillit programor.
“RTVM me 8 kanale sot, dhe 4 kanale radio tashmë është një institucion i cili ka konsolidu prestigjin në fushën e mediave. Si Televizion Publik, RTMV ka hy dhe qëndron lartë në pejsazhin televiziv të Maqedonisë, duke e shquar vetën për cilësi, inovacion dhe kreativitet. Si një shërbim radiodifuziv që transmeton përmbajtje në 9 gjuhë, RTMV është shërbimi i vetëm publik në rajonë që ofron një program të tillë kaq të pasur dhe të larmishëm” – tha një ndër kandidatët, Vedat Memedaliu.
“Sikur na mungon një kohezion i programeve aty ne Televizion, Mendoj se do të duhet një lloj përpilimi tjetër i programit në Televizion. Fëmijët tanë, gjeneratat e reja sikur mjaftë janë të ngarkuar me debate publike, politike, ekonomike, ndërkohë ato duhet të jenë më të relaksuar” – deklaroi Valdeta Kasapi, një tjetër kandidate.
“Një kompetencë mjaftë e rëndësishme të Këshilli Programorë është edhe zgjedhja e Drejtorit dhe zv/Drejtorit të RTVM, do të përpiqem dhe të kontriboj që në pozitën e drejtorit dhe të zv/drejtorit të zgjidhen kandidat, dhe ai i cili do të ofroj program më kualitativ” – u shpreh Ilir Ramadani, kandidat.
Përveç Vedat Memedaliut, Valdeta Kasapit dhe Ilir Ramadanit, në mesin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe do të ndërgjohen janë edhe Llazo Tërpkov, Burim Ramadani, Patriot Lumani, Riste Panov, Davor Pashovski, Marjan Veleski, Mile Grozdanovski, Selpin Kerim, Smillka Janevska Sarkanjas, Nikolla Madic, Anita Selimi, Muzbajdin Qamili, Ivana Efremevski, Biljana Babiq, Vlladimir Palashevski, Tomisllav Kezharovski, Vlladimir Krstevski, Bekim Laçi, dhe Maja Sedrak. (Fitim Kryeziu, TVM2)
