Luksemburg, takim i Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, në fokus edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor
Avancimi i angazhimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Avancimi i angazhimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor zë vend në drekën e punës në kuadër të takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe aspirantëve në Luksemburg.
Shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucunski, kërkon që politika e zgjerimit të jetë më e dukshme dhe poashtu të gjendet metodë për vazhdimin e bisedimeve aderuese për integrim në familjen evropiane.
“Do të bisedojmë për sfidat të cilat i kemi të përbashkëta por edhe për sfidën e krijimit të politikës së zgjerimit më të besueshme, më të prekshme. Presim mirëkuptim, mirëkuptim për numër të madh lëshimesh që ne si shtet i kemi bërë në 30 vitet e fundit dhe presim mirëkuptim që për kredibilitetin e politikës së zgjerimit duhet të gjendet mënyrë që ne ti vazhdojmë bisedimet aderuese.” – tha Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.
Sllovenia si disa vende tjera të BE-së mbetet në qëndrimin që të shfuqizohet konsensusi si mënyrë e vendimmarrjes dhe të zëvendësohet me shumicë të kualifikuar.
“Është me rëndësi strategjike që t’ju ndihmojmë vendeve për integrim deri në vitin 2030. Paralajmërova se Sllovenia qëndron pas asaj që për zgjerim të miratohet model i vendimit të 2/3 të votave, me të cilën do të shmangej bllokimi për arsyen e çështjeve të hapura bilaterale.” – deklaroi Ministreja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, potencoi nevojën e avancimit të integrimit të Ballkanit në mënyrë që të ulen tensionet dhe të sigurohet rajoni nga depërtimi i vendeve të treta.
“Patëm diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se stabiliteti dhe siguria e rajonit është esenciale, dhe, nëse shihni ne hartë, Ballkani Perëndimor gjeografikisht është në Evropë dhe poashtu duhet të jetë në BE dhe për këtë arsye zgjerimi është shumë me rëndësi, të cilin duhet ta çojmë përpara. Shohim Shqipërinë dhe Malin e Zi që po ecin me hapa të mirë dhe reforma dhe shpresojmë të kenë tregime të suksesshme.”– deklaroi Kaja Kallas, diplomate e lartë e BE-së.
Duke folur për Kosovën dhe Serbinë, Kallas përmendi vazhdimin e normalizimit të raporteve dyplaëshe nëpërmejt dialogut Prishtinë – Beograd. Ndërkaq për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë diplomatja e BE-së tha se nuk guxon askush ta keqpërdorë krizën kushtetuese dhe të tentojë ndarjen e kësaj federate. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
