Mbyllet java e 27 e LPFM-së, luftë e fortë mes 4 ekipesh për mbijetesë
LPFM-ja, ka mbyllur javën e 27-të....

LPFM-ja, ka mbyllur javën e 27-të. Kryendeshja e javës u zhvillua në Shkup, ku kampionët aktual me 1:0 e mundën Rabotniçkin, të cilin e lanë 6 pikë pas pozitës së dytë që e mban Sileksi.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera që u luajtën ditën e djeshme, ku Shkëndija kryesuese fitoi 4-0 në Tetovë me Voskën mysafire.
Tetovarët me këtë fitore bënë një hap të madh drejt titullit kampion, duke pasur 4 pikë më shum se veriorët që kanë 55 pikë.
Skuadra nga Ohri me këtë humbje renditjen e sheh nga pozita e fundit.
Sa i përket pjesës së poshtme të renditjes. Kryendeshja e kësaj jave u luajt në Shkup, ku Vardari dhe Tikveshi ndanë nga një pikë në barazimin 2-2.
“Kuqezinjtë” shohin veten jashtë zonës së balotazhi, ndërsa Tikveshi, tani mban pozitën e parafundit dhe sbashku me Besën, Brerën dhe Voskën lutojnë për mbijetesë direkt apo përmes balotazhit.
Renditja kryesohet nga Shkëndija me 59 pikë, ndërsa ndjekin Sileksi dhe Rabotniçki me 55 gjegjësisht 49 pikë. Në fund të klasifikimit qëndron Voska me 22 pikë, ndërkohë që një luftë e fortë pritet të zhvillojë edhe kjo skuadër, ku Tkveshi ka 23, ndërsa Besa dhe Brera ndahen me vetëm 1 pikë më shum gjegjësisht kanë nga 24 pikë.
