Legjionarët, Ademi e Trajkovski shënojnë në Kroaci
Lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë...

Lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë, kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë. Skuadra e Dinamo Zagrebit me rezultatin 2:0 e mundi Osijekun, ndërsa Arian Ademi e gjeti rrugën deri tek rrjeta kundërshtare.
Ademi ndeshjen e nisi nga pankina, ndërsa në minutën e 69 të ndeshjes pas rivënies nga këndi mposhti guardian kundërshtar.
Ky ishte goli i tretë i Ademit në këtë sezonë.
Ndërsa Aleksandar Trajkovski, i cili tek Hajduku ka humbur statusin e antarit të ekipit të parë, ne ndeshjen me Lokomotivën e Zagrebit në lojë u inkuadrua në stoli. Trajkovski në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi gol për të vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1:1.
Pas 29 javëve Rieka kryeson renditjen me 56 pikë, e ndjekur nga Hajduku dhe Dinamo.
Pjesa më e madhe e futbollistëve të kombëtares shqiptare këtë fundjavë zbritën si titullarë në fushë, teksa vetëm dy prej tyre e nisën nga stoli. Në këtë fundjavë Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak.
Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzeë Łódź, duke realizuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit.
Ai në ndeshjen me Korona, bëri gol në minutën e 73-të, kur barazoi shifrat në 1:1, por skuadra e tij humbi 2:1.
