Hedhje e diskut, Alenka vendos rekord të ri botëror
14.04.2025 16:48
Atleti lituanez Mykolas Alekna...

Atleti lituanez Mykolas Alekna ka vendosur rekord të ri botëror në hedhjen e diskut në mitingun e “World Athletics Continental Tour” në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
22-vjeçari nga Vilnus përmirësoi me 21 centimetra rekordin e vendosur prej tij duke hedhur diskun në distancën e 75,56 metrave.
Lituanuezi është i pari atlet që ka kaluar distancën e 75 metrave në hedhjen e diskut.
Familja Alenka është e njohur në këtë disiplinë pasi babai i Mykolas, Virgilijus në vitin 2000 dhe 2004 ka fituar dy medalje të arta në Olimpiadë në hedhjen e diskut.