LA Klipers me përmbysje siguron “Play-Offin”
Basketbollistët e Los Angeles Clippers...

Basketbollistët e Los Angeles Clippers e shënuan fitoren më të rëndësishme në pjesën e rregullt të këtij sezoni. Këta me 124-119 e mundën Golden State, me të cilin po luan për një vend në “play-off”.
Kjo ndeshje u vendos në kohën shtesë, ashtu që 6 sekonda para përfundimit të vazhdimeve dhe rezultatit 122-119 në të mirë të Clippersave, mysafirët kishin një sulm por nuk përfituan nga ajo.
Në sulmin tjetër Harden, ishte preciz nga goditjet e lira dhe vendosi rezultatin përfundimtar të deshjes.
L.A Clippers sezonin e përfundoi me përpjestimin 50-32 dhe u renditën në pozitën e pestë në Perëndim.
Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mire është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).
Përpos Denverit dhe Clippersave, në raundin e parë në Perëndim do të luajnë edhe L.A Lakers e Minnesota, ndërsa Oklahoma dhe Houston kundërshtarët i presin nga "play-in".
Më herët ishte e qartë se në Lindje në raundin e parë do luajnë - New York Knicks e Detroit Pistons, si dhe Indiana Pacers e Milwaukee Bucks, ndërsa Cleveland Cavaliersi e Boston Celtics presin kundërshtarët nga "play-in" ku përballen Orlando Magic - Atlanta Hawks si dhe Chicago Bulls - Miami Heat.
