Sulme intenzive mbi Ukrainë, Zelensky: Rusia do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore
Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë...

Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky.
Presidenti ukrainas këto deklarata i dha përpara sulmit shkatërrues të Rusisë në Sumy, i cili vrau 34 persona.
“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej. Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i (Vladimir) Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore. Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”. – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski
Përveç 34 viktimave në Samy janë edhe 117 janë plagosur, përfshirë 15 fëmijë. Raketat balistike goditën 20 ndërtesa, duke përfshirë katër institucione arsimore, si dhe kafene, dyqane dhe pesë ndërtesa banimi.
“Vendosëm të shkojmë në strehë me të gjithë fëmijët dhe kjo na shpëtoi jetën. Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, do të ishim në makinë dhe do të kishim vdekur." – deklaroi Nataliia nga Sumy.
Rusia vazhdon sulmet me drona edhe në qytete të tjera të Ukrainës. Sulme ka patur në Odesa edhe Harkov. Fatmirësisht nuk ka viktima, por ka dhjetëra të plagosur.
“Përplasja ishte shumë e fortë. Ne menduam se ishte një bombë apo diçka tjetër. Dera nga jashtë u hap dhe kështu, korniza e derës u hodh jashtë. Në atë moment, unë po kaloja pranë asaj dere me një fëmijë në krahë, dhe aty një shpërthim ishte i mirë, gruaja shpëtoi për një fije peri.” – tha Oleksandr Uhrimov, banor i Kharkivit.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka deklaruar se SHBA-ja mbetet e përfshirë në ndërmjetësimin për t’i dhënë fund konfliktit, duke thënë se kjo është arsyeja pse presidenti Trump po punon shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Ndaj sulmeve ruse ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer. (Farije Bakiu – Dauti, TVM2)
