Koçan, Venko Kërstevski zgjidhet U.D Kryetar i Komunës
Këshilltari Venko Kërstevski u zgjodh Ushtrues Detyre, kryetar i Koçanit...

Këshilltari Venko Kërstevski u zgjodh Ushtrues Detyre, kryetar i Koçanit, pasi Lupço Papazov pas tragjedisë dha dorëheqje dhe ndodhet në mesin e të arrestuarve për tragjedinë në diskotekën “Puls”.
Venko Kërstevski është këshilltarë nga lista e kandidatëve të përkrahur nga grup qytetarësh, ndërsa pretendent për ushtrues të detyrës së kryetarit të komunës së Koçanit ishte këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Goce Markov.
LSDM i dha përkrahje këshilltarit të pavarur Kërstevskit.
Kjo nuk është kohë për politikë, Koçanit i duhet unitet për ta tejkaluar dhimbjen dhe të ketë institucione funksionale, ka thënë kryetari i sapo zgjedhur i komunës, Venko Kërstevski.
“Besoj se është koha për procese të reja. Ato procese do të thonë ti jepet mundësia kualitetit në vend të kuadrove partiake” – tha Venko Kërstevski, U.D, Kryetar i Koçanit.
“Në ditë të këtilla tragjike për Koçanin tonë patjetër ta dëgjojmë alarmin e popullit për veprim ndryshe, mbi partiak që do të thotë përkrahje e bashkuar për stabilizim dal ngadalë të jetës në qytet, për përkrahje të fuqishme për familjet e viktimave.” – thanë nga LSDM.
Paraprakisht Kristina Atanasova-Arsova, këshilltare nga radhët e VMRO-DPMNE-së parashtroi dorëheqje.
