Botë

Irani njofton se raundi tjetër i bisedimeve me SHBA-në do të zhvillohet në Oman

15.04.2025 10:10

Raundi tjetër i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të qeverive të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...

Raundi tjetër i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të qeverive të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet të shtunën në Muscat, kryeqyteti i Sulltanatit të Omanit , njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Republikës Islamike, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA.
 
“Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga IRNA të hënën në mbrëmje, (zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail) Baghaei tha se pas konsultimeve, u vendos që të mbahet raundi i dytë i bisedimeve në kryeqytetin e Omanit më 19 prill,” raportoi agjencia.
 
Krerët e diplomacisë holandeze dhe italiane, përkatësisht Kaspar Feltkamp dhe Antonio Tajani, kishin siguruar më herët se raundi i dytë i këtyre bisedimeve, pas të parit të shtunën në Oman, do të mbahet në Romë.