Botë

Rusia: Rrëzuam 115 dronë të Ukrainës

15.04.2025 11:17

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se gjatë natës në rajonet ruse kanë rrëzuar 115 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës....

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se gjatë natës në rajonet ruse kanë rrëzuar 115 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës.
 
Në deklaratë theksohet se 115 dronë u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore dhe se 109 prej tyre u rrëzuan mbi Kursk, 3 mbi Voronezh, 1 mbi Moskë, 1 mbi Byransk dhe 1 mbi Orlov. 
 
Në një deklaratë nga qendra operative e rajonit të Kurskut në Rusi theksohet se një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në sulmin me dronë në qytetin e Kurskut. Nga sulmi kanë shpërthyer zjarre në ndërtesa shumëkatëshe dhe disa shtëpi janë dëmtuar.
 
“U sulmua garazhi i qendrës emergjente. Janë dëmtuar 11 automjete. Institucionet përkatëse vazhdojnë punën në vendet ku kanë ndodhur incidentet.”, thuhet në deklaratë.