Maqedoni

Taravari për rastin në kardiokirurgji: Nëse ka lëshime do të ketë përgjegjësi

15.04.2025 11:28

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se do të kërkohet përgjegjësi nëse ka pasur një lëshim apo gabim për pacientin T.A. nga Shkupi...

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se do të kërkohet përgjegjësi nëse ka pasur një lëshim apo gabim për pacientin T.A. nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Megjithatë, sipas tij, detaje do të jepen pasi të shihet raporti i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor për inspektimin e jashtëzakonshëm të zhvilluar në qendrën shtetërore të kardiokirurgjisë.
 
“Normalisht që ende se kam pa raportin e inspektoratit sanitar, se erdh a direkt këtu, besoj se e tash shkoj në ministri sa të kry këtu edhe e shoh raportin. Përgjegjësi gjithësesi do të ketë në qoftë se është e vërtetë kjo që e thonë koleget e juaja, ndërsa unë kam informata si njëra sallë  ka punuar, po më lejoni që ta shoh dhe në qoftëse ka gabime apo lëshime, pa tjetër do të ketë përgjegjësi.”, u shpreh ministri i shëndetësisë Arben Taravari.