Maqedoni

Vazhdon aksioni humanitar, “Mos i hidh rrobat, m’i dhuro mua”

11.05.2015 15:47

Studentët nga Tetova dorëzuan rrobat e mbledhura para disa ditësh për fëmijët me nevoja të vecanta, në Instituitin për edukim dhe rehabilitim në Shkup...

Studentët thonë se ky aksion do të jetë mundësi e mirë per të ndihmuar këtë kategori të fëmijëve.
 
“Qëllimi ynë ishte që t’ju ndihmojmë fëmijëve që janë të vendosur në këtë institucion meqë ne ishim dhe I pamë se kishin shumë nevojë për veshje. Prandaj u organizuam që sado pak tua largojmë pengesën e madhe që këto e kanë . Meqë iniciativa e qytetarëve dhe interesimi i tyre për tu senzibilizuar bashkë me ne ishte shum i madh, ne  grumbulluam shumë rroba”, thotë Blerta Qamili, Organizatore e këtij aksioni.
 
“Ky donacion ka rëndësi të madhe për ne sidomos për shfrytëzuesit tanë. Bëhet fjalë për rroba, sepse fëmijët me nevoja te posacme  kanë nevojë për to.  Shumë nga këta fëmijë nuk kujdesen dot për veten dhe për rrobat e tyre, prandaj këto rroba të dhuruara ishin të mirseardhura ”, tha Aneta Stefanovska, Ndihmes Drejtoreshe e Institutit për rehabilitim.
 
Organizatorët thonë se aksioni humanitar nesër do të vazhdojë në Demir Kapi.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI