Maqedoni
Avokati i Popullit publikon raportin vjetor, pushteti qendror shkelësi më i madh
15.04.2025 13:45
Rreth 2.700 mijë parashtresa janë dorëzuar vitin e kaluar deri tek zyra e Avokatit të Popullit...

Rreth 2.700 mijë parashtresa janë dorëzuar vitin e kaluar deri tek zyra e Avokatit të Popullit për shkeljen e drejtave të qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre, rreth 1.000 kanë të bëjnë me shkeljet që u bëhen qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve instiuticonale qoftë në nivel qendror apo atë lokal. Në raportin vjetor të Ombudsman vërehet edhe shkelje e të drejtave të njeriut edhe në fushën e gjyqësorit dhe padrejtësive që u bëhen qytetarëve gjatë rrugëtimit të tyre për të fituar drejtësinë. Në listën e Avokatit të Popullit po ashtu dominojnë edhe parashtresat e qytetarëve për shkeljen e të drejtave të marrëdhënieve të punës, të drejtave sociale dhe ato të fëmijëve.
“Nga gjithsej 2.705 parashtresa të regjistruara në vitin 2024, 1.006 prej tyre ose 37.19% qytetarët ankohen për shkelje të të drejtave nga institucionet e pushtetit qendror, 276 parashtresa apo 10.20% i referohen shkeljen e së drejtave nga pushteti lokal, 859 ose 33% kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave nga institucionet publike qendrore. Më pas 163 parashtresa apo 60.3% kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave nga personat juridik, 185 ose 6.84 shkelje nga organet gjyqësore, 102 shkelje nga ana e pushteti qendror dhe atij lokal ndërsa 114 apo 4.20 % janë për shkeljen e të drejtave nga subjekte tjera që ushtrojnë autorizime publike.”, tha avokati i popullit Naser Zyberi.
Ndërrimi i dokumenteve problemi kryesor
Një numër i madh i parashtresave tha Zyberi, kanë ardhur gjatë periudhës së ndërrimit të dokumenteve personale, ku të gjithë qytetarët duhej të pajiseshin me dokumente të reja me emrin e ri të shtetit. Disa prej këtyre dhe parashtresave të tjera janë zgjidhur me ndihmën dhe ndërmjetësimin institucional nga zyra e Avokatit të Popullit, tha Zyberi.
“Kështu që në gjysmën e parë të këtij viti u karaktizuam një numër i madh i ankesave për pamundësinë e fotografimit dhe kërkimit të termineve për marrjen e këtyre dokumenteve procese shumë të ngadalshëm të përpunimit dhe lejimit të dokumenteve si dhe procese shumë të ngadalshëm të dorëzimit të dokumenteve deri tek qytetarët. Pamundësia për të nxjerr pasaporta është arsyejen e shkeljes së një sërë të drejtash të lirive të qytetarëve siç është liria e lëvizjes, avancimit profesional, mbrojtjes shëndetësore etj.”, tha Zyberi.
Avokati i Popullit thirrje për ligj për përfaqësim të drejtë
Zyberi është i shqetësuar edhe për mungesën e ligjit të ri për përfaqësim të drejtë që pritet ta zëvendësojë mekanizimin e “Balancuesit” që paraprakisht u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe punëtorët administrativ ka krijuar shprasëti juridike e cila dëmton procesin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Prandaj institucionet përkatëse këtu në rend të pare mendojë Qeveria dhe Kuvendi urgjentisht duhet që të sjellin ligjin paralajmëruar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat sepse me këtë do të kontribuohet në realizimin dhe përmbushjen e përcaktimit kushtetues si parim themelor për përfaqësim të drejt dhe adekuat.”, tha Zyberi.
Gjatë publikimit të raportit vjetor Zyberi poasht paralajmëroi se me iniciativë të tij do të hapë lëndë në kuadër të kompetencave të tij për ngjarjen tragjike në Koçan, ku njëherit bëri thirrje që institucionet në mënyrë të shpejtë dhe profesionale të kryejnë hetimet dhe të zbardhin rastin në fjalë. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit i është dorëzuar Kuvendit. Zyberi shpreson se Shtepia Ligjëvënëse do të përcaktojë masa për zbatimin e rekomandimeve në këtë raport.
REXHEP QAMILI
