Maqedoni
Vdekja e pacientit në kardiokirurgji, Taravari: Do të ketë përgjegjësi nëse ka gabime
15.04.2025 14:49
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angelovski...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angelovski, i cili ndërroi jetë në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Ai paralajmëroi përgjegjësi nëse konstatohet ndonjë lëshim mjekësor.
“Normalisht se ende s’e kam parë raportin e Inspektoratit Sanitar se erdha direkt këtu. Besoj se tash shkoj në ministri sa ta kry këtu dhe e shoh raportin. Përgjegjësi gjithsesi se do të ketë në qoftë se është e vërtet kjo që e thonë koleget. Unë kam informata se njëra sallë ka punuar por më lejoni që ta shoh dhe nëse ka gabime apo lëshime patjetër që do të ketë përgjegjësi.”, u shpreh ministri i shëndetësisë Arben Taravari.
I pyetur se si është e mundur që salla e vetme në Klinikën për kirurgji endoskopike të mos funksiononte, dhe të mos kishte graft të stenteve në sallën e Kirurgjisë Torakale, dhe poqëse paraqitet prap një rast urgjent si do të përfundonte, ministri me përgjigje.
“Të gjithë mund të jemi pacientë të mundshëm të gjithëve mundet të na ndodh. Për fat të mirë në Maqedoni kemi tri klinika që kryhen operacione të këtilla, një e shtetit dhe dy klinika private. Kur ta shoh raportin e Inspektoratit sanitar shëndetësor do të ketë përgjegjësi.”, tha Taravari.
Inspektorati sanitar shëndetësor në përputhje me përgjegjësitë e saj, nuk kanë konstatuar mangësi në fushën e mbajtjes së evidencës shëndetësore, ndërsa në fushën e punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë ka iniciuar formimin e komisionit për mbikëqyrje profesionale.
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë, javën e kaluar, vdiq 57-vjeçari Toni Angelkovski, pacient i cili kishte nevojë për rikonstruim urgjent të aortës së tij. Inspektimi konfirmoi pretendimet e familjes se – salla e angiografisë që i nevojitej pacientit nuk funksiononte për një muaj dhe klinika nuk kishte transplante stent material mjekësor që duhej të vendosej. Salla e angiografisë do të jetë e mbyllur të paktën deri më 15 maj.
VLORA LATIFI TOPOJANI
