Tragjedia në Koçan, antikorrupsioni evidenton mangësitë ligjore

15.04.2025 15:18

Pas tragjedisë në Koçan, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit...

Pas tragjedisë në Koçan, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka evidentuar një sërë mangësish në Ligjin për Veprimtaritë hotelierike. KSHPK-ja me iniciativën e saj ka shqyrtuar ligjet për mbikëqyrjen inspektuese, për aktivitetet hotelierike dhe Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe ka konstatuar një sërë mangësish.

Paqartësitë, rregullat e paqarta, konfliktet mes ligjeve dhe kompetencat e paautorizuara diskrecionale janë disa nga vërejtjet e bëra nga aktivistët kundër korrupsionit. Ata u bënë thirrje institucioneve kompetente që të rishikojnë dhe plotësojnë ligjet.

“Si përmbledhje nga Inspektimi antikorrupsion i kryer i ligjit për veprimtaritë hotelierike, mund të themi se Ligji për veprimtari hoteliere përmban rreziqe të shumta rregullative për shkak të procedurave jo mjaft të sakta, jo të plota dhe të rregulluara në mënyrë jokonsistente, mungesës së mekanizmave funksional të kontrollit dhe mundësisë së plotësimit deklarativ të kushteve pa verifikim faktik nga organi kompetent. Poashtu është vërrejtë mos koordinim juridik institucional të disa ligjeve sistemore, posaçërisht me ligjin për mbykqyrje inspektuese, pastaj ligji për kundërvajtje, e të cilat qojnë deri në pasiguri juridike, dhe veprim ndryshe në praktik. Këto dobësi normative, japin hapësir për praktika korruptive, dhe keqpërdorim të autorizimeve zyrtare, dhe mos zbatim të ligjit për të gjitha subjektet njësoj” – tha Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.

Sipas KSHPK, Në nenin 4a, paragrafi 2, është identifikuar një rrezik rregullator që parasheh thjeshtë leje për të kryer një veprimtari pa verifikim faktik, që mund të ketë pasoja për shëndetin dhe sigurinë e mysafirëve.

Sipas Antikorrupsionit është e nevojshme të parashikohet obligim që të bëhen inspektime në afat të caktuar.

Sa i përket dënimeve, Dimitrovska thotë se në vend të masave të parapara inspektuese si paralajmërim, gjobë apo ndalim, është paraparë ftesë për edukim, e cila nuk është në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Sipas saj, kjo krijon një konflikt juridik dhe çon në pasiguri juridike në veprimet e inspektorëve dhe lë hapësirë për aplikime të ndryshme arbitrare të kompetencave të inspektimit, dhe se masa e gjobave nuk është në përpjesëtim me ashpërsinë e pasojave të mundshme, veçanërisht kur shkeljet kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. (Fitim Kryeziu, TVM2)