Rajon

Dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pushteti dhe opozita i hedhin fajin njëri tjetrit

15.04.2025 15:32

Dështoi seanca konstiutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës...

Dështoi seanca konstiutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi nuk u miratua verifikimi i madateve të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo akuzuan partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Listën serbe për pengimin e konstituimit të Kuvendit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili para propozimit për verifikimin e mandateve të deputetëve dha dorëheqje nga posti i kryemisnitrit tha se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. 
 
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.”, theksoi në një postim në rrjetet sociale kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti. 
 
“Megjithëse është detyrim ligjorë dhe kushtetues konstituimi i kuvendit dhe pika numër një që nënkupton verifikimin e mandateve, një gjë të tillë e pamundësoi lista serbe me apstenim dhe lista serbe duke votuar kundër.”, tha Faton Peci nga Lista Guxo.
 
Por kryetarët e PDK-së dhe LDK-së thonë se dorëheqja e kryeministrit Kurti nuk është në përputhje me kushtetutën, pasi ai nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe postin e deputetit edhe atë të kryeministrit. 
 
“Ligji i qeverisë që e kanë shkruar vet, nuk është ligj fare I mirë, si shumë ligje të tjera që i kanë shkruar këta thot se nuk mundet kryeministri të bëhet edhe deputet. Paramendone situatën me pas bënë betimin sot edhe kryemisnitër edhe deputet është jo kushtetuese. Është e thjesht zoti Kurti dhe ministrat duhet të japin dorëheqje dhe pastaj vijnë e bëhen deputet.”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasiqë.
 
“Nëse është dhënë një letër dorëheqje dhe të njejtit kanë vazhduar në zyre dhe zyret i kanë këtu atëherë çfar vlere ka kjo letër. Një njeri që jep dorëheqje nuk vazhdon punën si kryemisnitër I Kosovës. Shkoni te kryemisnitria shiheni a është kryeminsitër apo deputet sepse të dyjat nuk mundet. Pra ne kërkojmë një akt normal kushtetues të ketë një dorëheqje të mos zvarritet procedura.”, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
 
Por qëndrimin e opozitës nuk e ndanë qeveria në dorëheqje. Ministri i bujqësisë Faton Peci, i cili është edhe njëri nga ministrat e zgjedhur si deputet thot se edhe pas dorëheqjes duhet të vazhdojë ta ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e qeverisë së re. 
 
“Të gjithë ministrat kanë ofruar dorëheqje, por pavarësisht që kemi dhënë dorëheqje unë kthehem në zyrën e ministrit për shkak se largimi I kryeministrit në detyrë nga zyra e kryeministrit dhe largimi I ministrave nga zyrat e ministrive do të krijonte një hendek të madh. Nesër dikush mund të thotë se kemi bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare.”, tha Peci.
 
Pasi vetëm 52 deputet votuan për verifikimin e mandateve, kryesuesi i seancës konstiutive, deputeti më i vjetër Avni Dehari, konstatoi se verifikimi i mandateve nuk u miratua, prandaj e ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se do ti drejtohet presidencës për hapat e mëtutjeshëm, pasi kjo është hera e parë që dështon verifikimi i mandateve e me atë edhe konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
GYLTENE SINANI