Situata në Maqedoni, Rama dhe Thaçi shtyjnë vizitën në Tetovë
11.05.2015 15:48
Vizita e paralajmëruar për këtë të enjte në USHT e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe zv.kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të situatës aktuale në Maqedoni...

Nga USHT njoftuan sot edhe zyrtarisht se për shkak të rrethanave të krijuara në Maqedoni pas ngjarjeve të fundjavës në Kumanovë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen.
USHT do të njoftojë në kohë për datën e re të mbajtjes së ceremonisë.
