Bastisje policore në Prilep, dyshime për keqpërdorime financiare
Drejtoria e Policisë Financiare...

Drejtoria e Policisë Financiare, po kryen kontrolle në tetë lokacione për shkak të dyshimeve lidhur me funksionimin financiar të spitalit të Prilepit, njofton Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për momentin nuk ka të arrestuar, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
"Prokuroria Themelore Publike Prilep është duke vepruar në procedurë para-hetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale ‘Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare’, lidhur me punën financiare të spitalit. Në tetë lokacione janë siguruar urdhra kontrolli, ndërsa veprimet po kryhen nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas kontrolleve do të vijojë procedura para hetimore me veprime të tjera për sigurimin e provave."
Vitin e kaluar, udhëheqësia e re e Spitalit të Përgjithshëm në Prilep, njoftoi se institucioni ka trashëguar borxhe prej 193 milionë denarë dhe llogari të bllokuar. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
