Delegacioni shtetëror në Emiratet Arabe, investimet, temë kryesore
Vizita e delegacioni shtetëror në Emiratet e Bashkuara Arabe...

Vizita e delegacioni shtetëror në Emiratet e Bashkuara Arabe, në ditën e dytë është shoqëruar me takime me udhëheqësit e odave ekonomike në Dubai, ku është disktuar kryesisht mundësia e lidhjeve ekonomike dhe thithja e investimeve të huaja.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, thotë se fokusi i bashkëpunimit planifikohet në fushën e turizmit, në degët që i posedon vendi ynë.
“Bisedojmë për mundësinë e investimeve në Maqedoni në pjesën e infrastrukturës, turizimit, bujqësisë. Bisedojmë për mundësitë e mëdha që i sjellë turizmi në Maqedoni edhe ai malor, edhe liqenor dhe poashtu edhe koridori 8 dhe 10 që janë me rëndësi për lidhjen e tërë Evropës, e jo vetëm për Maqedoninë. I prezantojmë para odave ekonomike të Emirateve të Bashkuara, për të tërhequr investitorë në Maqedoni.” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Nikollovski në bisedime edhe për hapjen e dy linjave direkte nga vendet arabe në vendin tonë.
“Bisedojmë edhe për linjë direkte. Tashmë kemi marrëveshje me ‘Fly Dubai’ për fluturimin direkt, Dubai-Shkup, që duhet të fillojë së shpejti, ndërsa bisedojmë edhe me ’Air Arabia’, për hapjen e më së paku një apo dy fluturime, ku njëri shpresoj të jetë në aeroportin e Ohrit, në mënyrë që turizmi të merr zhvillim shtesë.” – theksoi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Siç shkruan kryeministri Mickoski në “Facebook”, takimet me miqtë arabë synojnë krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet ekonomive dhe identifikimin e mundësive për investime të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat. Delegacioni shtetëror do të qëndroj atje deri të enjten, ndërkaq të mërkurën vijon takimi i tyre me Kryeministrin e Emirateve të Bashkuara. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
