Liga e Kampionëve, Borussia në mision të pamundur!

15.04.2025 17:25

Sonte luhen dy ndeshjet e kthimit të ¼ së Ligës së Kampionëv...

Sonte luhen dy ndeshjet e kthimit të ¼ së Ligës së Kampionëve në të cilat përballen Borussia – Barcelona dhe Aston Villa - PSG. Borussia në “Ëestfalen” do ti bëjë konak Barcelonës, e cila nga ndeshja e parë ka epërsinë 4:0.

Para “milionerëve” është një mision i pamundur, por këta besojnë se në futboll mund të ndodhin çudira.

“Ekipi duhet të tregojë se sa i mirë është. Ata kënaqen duke qenë në fushë këtu, duke konkurruar me më të mirët në Evropë dhe kjo është ambicia jonë. Ne nuk duam ta marrim  si të lehtë asnjë ndeshje, jemi të përqendruar, në atë që po vjen dhe sigurisht që ne duam të luajmë një lojë të mirë për tifozët tanë të cilët kanë udhëtuar me  si dhe për ata që janë shtëpi në Barcelonë apo në mbarë botën”. – tha trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.

“Ne e dimë situatën. Duam të tregojmë një fytyrë krejtësisht ndryshe nesër nga ajo që pamë në ndeshjen e parë dhe të fitojmë. Ka gjithmonë vend për mrekulli, por e dimë gjithashtu që Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare këtë vit. Duhet të jemi të pranishëm që nga minuta e parë dhe ta kemi publikun në anën tonë. Vetëm nga ata mund të marrim energjinë e nevojshme, vullnetin për të vrapuar, performancën dhe pasionin”. – deklaroi trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovaç.