Liga e Kampionëve, Parisi synon të konfirmojnë vendin në gjysmëfinale

15.04.2025 17:37

Në Birmingham, Aston Villa do të kërkojë përmbysje të rezultatit...

Në Birmingham, Aston Villa do të kërkojë përmbysje të rezultatit pasi në ndeshjen e parë u mundën 3:1 nga PSG-ja  edhe pse këta e shihnin veten në avantazh.

Parisienët e kërkojnë ½ finale e dytë me radhë në Ligën e Kampionëve, ndërsa në finale kanë luajtur në vitin e largët 1982-tën. Të dyja ndeshjet do nisin në ora 21:00.

“Kam përvojë në përmbysjen e rezultatit. Pozitive dhe negative. Por tani është ndryshe. Duam të shkruajmë histori të Aston Villas. Vitin e kaluar në Ligën e Konferencës, këtë vit në Ligën e Kampionëve dhe me shpresë që të jemi në Evropë edhe viteve që vijnë.Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e kthimit. Sigurisht, fakti që ata fituan 3-1 ndryshon diçka. A ndryshon shumë? Jo. Sepse ne duhet të fitojmë. Duhet të fitonim me 2-1.Tani duhet të fitojmë me një gol më shumë. Ne po përgatitemi për çdo ndeshje me çdo lojtar. Ata duhet të kuptojnë se si duhet ta menaxhojmë veten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht” – u shpreh trajneri i Aston Villas, Unai Emery.

“Rruga drejt Ligës së Kampionëve është e mbushur me favoritë që janë eliminuar. Sigurisht që ishim më të mirë në ndeshjen e parë dhe e merituam fitoren, por ajo tashmë është pjesë e së kaluarës. Tani fillon një histori e re. Duhet të qëndrojmë të fokusuar në objektivat tona. Nëse jemi gati të vuajmë, do të jemi gati për të fituar. Po përgatitemi për të gjitha opsionet. Është një kompeticion shumë emocionues. Bëhet fjalë për të parë se çfarë lloj paraqitjeje mund të bëjmë në fushë për të marrë fitoren” – deklaroi trajneri i PSG-së, Luis Enrique.