Vojvoda në formacionin e javës në Serie A
15.04.2025 17:49
Pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 32-të në Seria A, është bërë publike formacioni i javës në kampionatin italian....

Fundjavën që lamë pas u zhvillua xhiro e 32-të në kampionatin italian Serie A, ku pati disa ndeshje mjaft interesante. Shenja gjatë kësaj maratone të ndeshjeve në elitën e futbollit italian ka lënë edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda u aktivizua nga minuta e parë në fitoren e Comos me rezultat 1-0 ndaj Torinos në shtëpi.
30-vjeçari pati një paraqitje fantastike, duke u vlerësuar me notën 8.0 nga Sofascore në atë takim. Ai përfundoi në formacionin më të mirë të javës në Serie A.
