Maqedoni

Parashikimi i motit

16.04.2025 08:56

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe kushte për shtrëngata të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa gjatë lumit Vardar do të fryjë erë herë pas here e fortë nga juglindja.
 
Temperatura minimale do të lëvizin në interval prej 5 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 23°C.
 
Në Shkup, pjesërisht i vranët me mot me diell. Nga fundi i ditës do të ketë reshje shiu dhe kushte për shtrëngata të rralla. Në pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.