Stoltenberg:Hetim transparent për ngjarjen në Kumanovë

11.05.2015 16:06

Sekretari i Pegjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një konference për media të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, ka kërkuar hetim transparent për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë në fundjavë, duke kërkuar te zbardhen edhe arsyet e ngjarjes, me qëllim që një gjë e tillë të mos ndodhë asnjëherë më, dhe të mos ketë përdorim të dhunës...

“Ne, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë në kuadër të planit akcional  për anëtarësim të vendit  në MAP “ ka shtuar Stoltenberg . 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , paralajmëroi edhe  për mbajtjen e konferencës ministrore  në nivel të ministrave të punëve të jashtme  të vendeve partnere të NATO-s ,  në Antali të Turqisë, ku  temë e diskutimit do të jenë  edhe ngjarjet në Kumanovë.

Njeriu i parë i organizatës më të madhe ushtarako-politike në botë, tha se NATO do të ndjekë nga afër zhvillimet në Maqedoni, duke shtuar se ndjehet i inkurajuar nga fakti se të gjithë liderët e partive politike të vendit  dënuan  dhunën  dhe bënë thirje për qetësi.

Më gëzon fakti që u pamundësua eskalimi i situatës, ka thënë Stoltenberg.