Maqedoni

Komunikacioni në vend po zhvillohet pa probleme, por në rrugë të lagështa

16.04.2025 09:03

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në disa vende në rrugë të lagështa.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Sipas njoftimit nga Viaduct Trej Dooel - Gostivar në datën 09.04.2025 (e mërkurë), nisi rikonstruksioni në një pjesë të autostradës Negotinë-Veles (kryqëzimi i Negotinës), ku komunikacioni do të zhvillohet në një korsi në drejtim nga Negotina deri në Veles për një periudhë prej 115 ditësh.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
 
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
 
Drejtimi rrugor Krushevë – f. Dolno Divjaci – f. Koçisha është e pasigurt për qarkullim dhe paraqet rrezik për qarkullimin normal. Prej datës 4 prill 2025 kjo rrugë është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut dhe në vend të saj mund të perdoret rruga rajonale f. Pusta Reka-Krushevë.