Rajon

Serbi, protestë në Kralevë

16.04.2025 11:30

Studentët dhe qytetarët serbë sot vazhdojnë bllokadën e RTS-së dhe RTV-së, ndërsa në Kralevë ka filluar protesta e madhe...

Studentët dhe qytetarët serbë sot vazhdojnë bllokadën e RTS-së dhe RTV-së, ndërsa në Kralevë ka filluar protesta e madhe. “Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Arsimit të Serbisë ka ftuar drejtorët e shkollave që më së voni deri në mes të majit të heqin dorë nga procedurat disiplinore ndaj mësuesve që mbajnë greva dhe ka paralajmëruar se në të kundërtën do të organizojë forma të reja protestash.
 
Kjo sindikatë ka ftuar mësuesit që kanë filluar të japin mësim të mos marrin pjesë në “falsifikimin e imponuar të rikuperimit të orëve” dhe u ka rekomanduar atyre që të japin nota të shkëlqyera të gjithë nxënësve. Studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në bllokadë njoftuan se shërbyesi publik e ka shkurtuar programin e mëngjesit për dy orë dhe i ftuan qytetarët të bashkohen me ta në aksion.
 
“Ende jemi para RTS-së, që sapo e shkurtuan programin e mëngjesit për dy orë. Thjesht u shkëputën. Dhe marrin 120 milionë euro në vit. Për çfarë? Le të zbulojmë. TË GJITHË NË RTS!”, thanë studentët në bllokadë në rrjetin social X.