Maqedoni

Mexhiti: Po ndërtohet shtrati i lumit në Orizarë

16.04.2025 11:51

Koalicioni VLEN do të mblidhet në ora 14:00 për të diskutuar qëndrimet e ASh-së së Taravarit

Koalicioni VLEN do të mblidhet në ora 14:00 për të diskutuar qëndrimet e ASh-së së Taravarit dhe do të jepen edhe konkluzione pas takimit. Kështu vlerëson zëvendëskryeministri, Izet Mexhti, i cili  vizitoi fshatin Orizarë të komunës së Likovës, ku ka filluar ndërtimi i shtratit të lumit për parandalimin e vërshimeve dhe daljes së lumit nga shtrati. Sipas tij, ky projekt është financuar nga ministria që ai drejton për të siguruar menaxhim më të mirë të ujërave. 

“Është një projekt që ka vlerën prej 15 milionë denarëve, tërësisht i financuar nga Ministria e Mjedisit, me gjatësi të përgjithshme prej 830 metrash, me gjatësi prej 1.4 metra, që siç thash parandalon përmbytjet dhe siguron një menaxhim më të mirë të ujërave. Muri do të vishet me gurë, pra dhe estetikisht do të duket mirë, ndërsa ky investim është pjesë e programit të Ministrisë së Mjedisit për Investime në çdo komunë, me kriter të vetëm numrin e banorëve, që jo si deri më tash të përkatësive partiake të komunave apo kritereve tjera diskriminuese.”, - theksoi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhti.