Rajon

Kurti për qeveritë e kaluara: Qëndruan në detyrë, pavarësisht krizave

16.04.2025 12:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre, “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.
 
Deklarata u bë nga mbledhja e Qeverisë, teksa Kurti tha se ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë që formalisht të mos jetë kryeministër dhe të lënë ‘pa zot’ shtëpinë. Ndër të tjera, Kurti tha se ajo që ndodhi të martën në Kuvendin e Kosovës ishte e papranueshme, ndërsa theksoi vendosmërinë e LVV-së, si forcë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të krijuar Qeverinë e re. Në historikun tonë të formimit të institucioneve kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK, ndonëse me Kuvend të shpërndarë,  një qeveri e udhëhequr nga AAK, ndonëse e dorëhequr dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK, ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme, kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por, një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE, ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar, duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë.”, u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.