Botë

Rusia sulmon Ukrainën, lëshon rreth 100 dronë në të gjithë vendin

16.04.2025 12:28

Forcat ajrore ukrainase thonë se Rusia lëshoi 97 dronë në sulmet gjatë natës...

Forcat ajrore ukrainase thonë se Rusia lëshoi 97 dronë në sulmet gjatë natës. Sipas mediave të huaja, forcat ajrore thanë se rrëzuan 57 dronë me 34 të tjerë, që nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të kundërmasave të luftës elektronike.
 
Sulmet ruse në të gjithë Ukrainën kanë vrarë një civil dhe kanë plagosur të paktën 27 persona gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve rajonale. Sulmet gjatë natës kundër rajonit të Dnipropetrovskit plagosën dy burra, të moshës 39 dhe 48 vjeç, njoftoi guvernatori, Serhi Lysak. Rusia plagosi pesë persona në rajonin e Donetskut dhe pesë të tjerë në rajonin e Harkivit, duke përfshirë një ndihmës mjekësor, thanë guvernatorët lokalë. Në rajonin Herson, 11 persona u plagosën, ndërsa dy ndërtesa të larta dhe 11 shtëpi u dëmtuan, sipas guvernatorit Oleksandër Prokudin. Tre persona të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Odesa.