Botë
Bajdeni, kritika administratës Tramp
16.04.2025 13:15
Ish-presidenti amerikan, Xho Bajden, ka kritikuar administratën Tramp...

Ish-presidenti amerikan, Xho Bajden, ka kritikuar administratën Tramp, duke theksuar se: “Në më pak se 100 ditë, kjo administratë e re ka bërë kaq shumë dëme dhe kaq shumë shkatërrime. Është një lloj që të lë pa frymë”.
Bajdeni, i cili po fliste në një ngjarje për të drejtat e aftësisë së kufizuar, e përshkroi sigurimin social si një “premtim të shenjtë”, duke shtuar: “Ne e dimë se sa rëndësi ka sigurimi social për jetën e njerëzve.”
Politikanët demokratë kanë akuzuar vazhdimisht administratën për planifikimin e shkurtimeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore. Anëtarët e të ashtuquajturit Departamenti i Efiçencës Qeveritare të Elon Muskut kanë bërë shkurtime të agjencisë që nga shkurti, me objektivin e shkurtimit të 7.000 vendeve të punës, rreth 10% të stafit të saj total.
Edhe ish-presidenti, Barak Obama, kritikoi gjithashtu administratën Tramp se vendimi i saj për të ngrirë më shumë se 2 miliardë dollarë në fondet federale për Universitetin e Harvardit ishte “i paligjshëm”. Trampi po ngrin fondin, sepse Harvardi tha se nuk do të bënte ndryshime në punësimin, pranimet dhe praktikat e mësimdhënies që ai pretendon se janë thelbësore për të luftuar antisemitizmin e supozuar në kampus.
