Botë
Fshati Orizarë i komunës së Likovës, Mexhiti inspektoi punimet në shtratin e lumit
16.04.2025 13:47
Mexhiti sot inspektoi punimet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizarë të komunës së Likovës...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot inspektoi punimet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizarë të komunës së Likovës, i cili është duke u realizuar me mbështetje financiare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Bëhet fjalë për projekt që kap shumën prej 15 milionë denarësh.
“Sot jemi në fshatin Orizarë të komunës së Likovës, ku ka filluar ndërtimi i shtratit të lumit, mureve mbajtëse të tij, që të kenë mbrojtje shtesë për parandalimin e vërshimeve dhe daljes së ujit nga shtrati. Është një projekt që kap vlerën e 15 milionë denarëve, tërësisht i financuar nga Ministra e Mjedisit Jetësor dhe në gjatësi të përgjithshme prej 830 metrash, kurse lartësia e mureve 1.4 metra, që siç thash parandalon përmbytjet dhe siguron menaxhim të mirë të ujërave. Muri do të vishet me gurë dhe estetikisht do të duket bukur.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Ndryshe ky investim është pjesë e programit të ministrisë për investim në çdo komunë me kriter të vetëm numrin e banorëve, e jo si deri më tash sipas përkatësisë partiake të komunave apo kritereve tjera diskriminuese, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
FATLUM AQIFI
