Maqedoni

Bojkoti i nxënësve, Plenumi pret takim me ministrin e arsimit

11.05.2015 16:14

Edhe sot nuk u realizua takim mes ministrit të arsimit Abdylaqim Ademit dhe plenumit të nxënësve...

Nxënësit sot edhe njëherë i bënë thirrje ministrit të arsimit Abdylaqim Ademi të takohet me ata, sidomos për shkaqe të sigurisë dhe situatës aktuale që po ndodhet vendi ynë. 
 
Ata theksuan se në takimin që kishin pasur ditë më parë në ministrinë e arsimit nuk ishte arritur kompromis, për shkak se nuk ishin marrë parasysh kërkesat e tyre.
 
“Në takimet që u realizuan në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ishte marrë vesh të kthehet koncepti i vjetër për dhënien e maturës shtetërore, por vetëm për këtë vit, që ne nuk e pranojmë. Gjithashtu edhe testimi ekstern nuk ishte marrur parasysh. Në vendin tonë janë duke ndodhur  disa ngjarje që rrezikojnë sigurinë e të gjithë popullatës, dhe pikërisht  për këtë apelojmë deri tek Ministria e Arsimit, të reagojë dhe mos të lejojë ne të qëndrojmë këtu, për shkak se qëndrimi ynë është decid. Ne jemi këtu ju ftojmë, ejani”, tha Monika Peshevska nga Plenumi i nxënësve.
 
Nxënësit thanë se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër tendat e vendosura derisa të plotsohen kërkesat e tyre. 
 
Gjithashtu, plenumi i nxënësve u shprehi ngushllime familjarëve të viktimave, që ndëruan jetë gjatë akcionit policor në Kumanovë, ndërsa shprehën mbështetje për të gjithë kumanovarët.
 
ERSAN PAJAZITI