Mbledhje e drejtuesve të VLEN, analizohet vendimi i ASH-së së Taravarit
16.04.2025 15:49
Drejtuesit e koalicionit VLEN janë mbledhur...

Drejtuesit e koalicionit VLEN janë mbledhur për të analizuar vendimin e një dite më parë të ASH-së, së Arben Taravarit, për të garuar me lista të pavarura për këshilltarë në zgjedhjet lokale.
Në takimin e thirrur në selinë e partisë “Alternativa”, po marrin pjesë krerët e tri partive tjera të koalicionit, Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa dhe Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, si dhe zyrtarë tjerë.
Në këtë mbledhje nuk është ftuar kreu i ASH-së, Arben Taravari.
