Zgjedhjet në Shqipëri, ka nisur votimi i Disaporës
Diaspora shqiptare ka nisur të votojë...

Diaspora shqiptare ka nisur të votojë, duke shënuar zyrtarisht të parat vota të hershme në historinë e Shqipërisë. 100 mijë zarfe i janë dorëzuar postës për shpërndarje, ndërsa të tjerat janë duke u përgatitur.
111 persona kanë votuar brenda 24 orëve dhe e kanë dorëzuar fletën e tyre pranë kompanisë postare.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u kujtoi emigrantëve se rrezikojnë burgun nëse fotografojnë apo publikojnë votën e tyre.
“Dënohet deri në 3 apo 5 vjet, ka përgjegjësi penale, nëse e bëjnë, duhet të llogarisin pasojat, publikimet janë të gjurmueshme” – tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
KQZ i ka dorëzuar postës pakot për gati gjysmën e emigrantëve të regjistruar, ndërsa nuk do të arrijë ta përmbyllë dot në afat, dërgimin e fletëve të votimit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
