Hahn heq “dorezat” , 3 porosi të forta për Maqedoninë
Konflikti në Kumanovë nuk mundet dhe nuk duhet të defokusojë vëmendjen nga kriza e thell politike në Maqedoni...

Këtë e deklaroi Eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn i cili la anash gjuhën diplomatike dhe në mënyrë direkte dërgoi tre porosi për Maqedoninë.
Ai kërkon zbardhjen e plot te rastit, mosdefokusimin e vëmendjes nga situata e brendshme shume serioze politike dhe qeveria dhe opozita të zgjidhin krizën.
“E para, të gjithë jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi gjatë vikendi. E dyta, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira të bashkëpunojnë dhe ta zbardhin rastin që ka ndodhur, kush ka qenë kryesori dhe përgjegjësi për këtë. Të gjithë duhet të veprojnë të bashkuar mbi këtë çështje”.
“E dyta, ky rast, ky sulm nuk duhet ta defokusojë vëmendjet nga situata shumë serioze, nga situata e brendshme shumë serioze politike në IRJM-në dhe ne kërkuam nga Qeveria dhe opozita ta zgjidhin atë dhe të fillojnë të bashkëpunojnë. Kjo nuk duhet të kuptohet si mundësi që mos të zgjidhet problemi fundamental me të cilin po përballet vendi” , ka deklaruar Hahn
Sipas eurokomesarit për Zgjerim, situata ne Kumanovë nuk guxon të keqpërdoret për krijimin e tensioneve etnike dh ekjo htsë porozsia e tretë e tij.
“E treta, ky sulm nuk guxon të përdoret që të krijohet ndërlikueshmëri më e madhe dhe me këtë situatë të shkaktohen tensione ndëretnike. Kjo duhet të anashkalohet dhe sinqerisht kërkoj nga të gjithë njerëzit kompetent në shtet, por edhe nga fqinjësia të reagojnë me arsye, bashkërisht në mënyrë transparente” ka deklaruar Hahn.
I pyetur se a planifikon të vizitij Maqedonin, Han thotë se për momentin një gjë e till nuk është e paraparë, por pasi që puna e tij është fleksibile dhe kjo nuk përjashtohet. (Sanije Kasami, TVM2)
