Maqedoni

Parashikimi i motit

17.04.2025 09:02

Paradite moti do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare juglindore....

Paradite moti do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare juglindore. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje lokale shiu dhe stuhi. Proceset do të jenë më intensive në fund të ditës dhe gjatë natës, ku do të marrin formën e stuhive me më shumë reshje shiu, bubullima dhe erëra të forta.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 12°C, ndërsa maksimalja prej 20 deri në 25°C.
 
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi. Temperatura minimale do të bjerë deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 24°C.